Gjatë 2025 SPAK sekuestron 45.4 mln euro/ BE: Të paprekura miliona eurot e zhvatura nga taksapaguesit shqiptarë
Përgjatë vitit 2025, vlera totale e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) arriti shifrën prej 45.4 milionë eurosh.
Vetëm 1.2 milionë euro rridhnin nga procedimet që shënjestronin korrupsionin e nivelit të lartë shtetëror. Edhe më alarmant mbetet treguesi i konfiskimeve përfundimtare. BE vëren se konfiskimet reale të lidhura me pushtetarët apo ish-pushtetarët e korruptuar u limituan në vetëm rreth 100,000 euro.
Ky dështim në rikuperimin e aseteve publike të tjetërsuara mbështetet edhe nga një tjetër trend rënës: Komisioni Evropian ka kritikuar hapur faktin që vendimet për konfiskime pasurie pësuan një rënie drastike, duke zbritur nga 20 vendime që ishin një vit më parë, në vetëm 8 përgjatë periudhës së fundit raportuese.
Gjetjet e raportit nxjerrin në pah nevojën urgjente që strukturat ligjzbatuese në Shqipëri të zhvendosin fokusin nga pranimet në pranga apo arrestimet mediatike, drejt asaj që BE-ja e cilëson si konfiskim i zgjeruar dhe konfiskim i bazuar në vlerë.
Në të kundërt, mesazhi që përcillet mbetet ai i një drejtësie që ndëshkon individin, por i lë të paprekura miliona eurot e zhvatura nga taksapaguesit shqiptarë.