22.7 mjekë për 10 mijë banorë/ Shqipëria me nivelin më të ulët të mjekëve në raport me popullsinë
Shqipëria vijon të ketë një nga nivelet më të ulëta të mjekëve në raport me popullsinë në Ballkanin Perëndimor, duke mbetur shumë larg mesatares së Bashkimit Europian.
Sipas të dhënave të Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) për vitin 2025, Shqipëria kishte 22.7 mjekë për 10 mijë banorë, ose vetëm 53% të mesatares së Bashkimit Europian.
Për Shqipërinë, niveli i ulët i mjekëve në raport me popullsinë mbetet një sfidë për sistemin shëndetësor, veçanërisht për garantimin e aksesit në shërbime dhe përballimin e nevojave në rritje të popullsisë për kujdes mjekësor.