Nivele alarmante të aflatoksinës në qumësht në Shqipëri
Prania e aflatoksinës në qumësht nuk është një problem që i takon të shkuarës. Në shumë ferma dhe baxho, prodhimi blegtoral vazhdon të furnizohet me qumësht të kontaminuar.
Kufiri maksimal i BE-së për këtë mikotoksinë, nuk duhet të kalojë shifrën 0,050 ppb për litër.
Për sa kohë AKU nuk ndalon prodhimin e qumështit me aflatoksinë që në fermë, atëherë produkti i kontaminuar dhe mikotoksina shkon te konsumatori nëpërmjet shitësit ambulant që shet qumështin në rrugë, baxhot e vogla, e deri te fabrikat, të cilat me këtë qumësht përpunojnë të gjitha produktet e bulmetit.
Alarmi se vendi ynë përgatit bulmet të pasigurt vjen edhe nga BE-ja, e cila refuzon të ushqejë konsumatorin europian me nënproduktet e qumështit Made in Albania.