CENS-i i bujqësisë 2027/ INSTAT kërkon para shtesë
Instituti I Statistikave kërkon para shtesë me prioritet për të bërë të mundur realizimin e CENS-it të bujqësisë, në mënyrë që të bëhet i mundur realizimi i këtij procesi gjatë vitit të ardhshëm. Këtyre kërkesave iu përgjigj pjesërisht pozitivisht Ministria e Financave.
INSTAT kërkoi gjithashtu edhe financim për 11 pozicione të reja pune në institucion.
Censi i bujqësisë pritej të realizohej këtë vjeshtë por është shtyrë për në vitin 2027. Censi i fundit për bujqësinë është bërë në vitin 2012, dhe që prej vitit 2022 kur ishte afati i parë për të realizuar këtë numërim të ri, ky proces është shtyrë disa herë për arsye të ndryshme. Do të jenë 3,400 anketues që do të dalin në terren për të numëruar çdo metër tokë që mbillet, çfarë kultivohet, sipërfaqja e fermave bujqësore, makineritë që përdoren e deri tek të punësuarit në këtë sektor.