Tatimet me të ‘rrepta’ me bizneset pas faljes së borxheve
2027-ta është viti zero për mijëra biznese që po vijojnë të çlirohen nga borxhet e papaguara ndër vite, në kuadër të Paqes Fiskale.
Për të mos lejuar një përsëritje të akomulimit të borxheve me shumë kompetenca do të marrë Drejtoria e Tatimeve.
Pjesë e paketës fiskale është edhe mbledhja me forcë e parapagimeve që duhet të bëjë biznesi, siç mund të jenë këstet e tatimit mbi fitimin, parapagime bazuar në fitimet e vitit paraardhës, por në relacion thuhet se për shkak të uljes së gjobave për ato që nuk respektojnë afatet janë shtuar abuzimet.
Kur detyrimet tatimore nuk paguhen në afat, Administrata Tatimore mund të kalojë te masa shtrënguese e mbledhjes me forcë si bllokimi i llogarive bankare, barra mbi pasurinë, sekuestroja etj.