Rritet akciza e duhanit
Qeveria ka nisur një fushatë të ashpër fiskale ndaj produkteve të duhanit, me një kalendar agresiv të rritjes së akcizës që pritet të zgjasë deri në vitin 2033.
Kjo masë vjen si një kushtëzim për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian, duke e ndarë planin në dy faza kryesore: kalendari i parë përfundon në vitin 2026 për t’i lënë vendin një kalendari të ri në vitin 2027.
Eksperti për kontrollin e duhanit, Roland Shuperka theksoi se rritja e çmimit të një pakete cigare me 10% pritet të ulë nivelin e duhanpirjes me 4 deri në 5% tek shtresat më vulnerabël.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, shteti ka arkëtuar mbi 260 milionë euro ekskluzivisht nga akciza e duhanit, pa llogaritur taksat e tjera paralele mbi këtë produkt. Kjo shifër e rendit duhanin në vendin e dytë për nga të ardhurat në zhdoganime, duke u pozicionuar menjëherë pas karburanteve.