Rriten pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit
Punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë rritje të pagave, me 20 mijë lekë shtesë për nivelin bazë dhe 15 mijë lekë për punonjësit e tjerë të strukturave policore.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo shtoi se “në projektbuxhet ka një sërë risish, të cilat do t’i ndjejnë edhe familjet e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke filluar me uljen e TVSH-së për produktet e shportës, nga 20% në 6%, dhe po ashtu ulja e çmimit të naftës tashmë me 32 lekë në pompë, si rrjedhojë e heqjes së taksës së qarkullimit nga çmimi i naftës në pompë”.