Protesta Kombëtare në Tiranë/ Pedagogë, mjekë, sindikata e biznesit të vogël solidarizohen me studentët
Studentët kane paralajmeruar protestë kombëtare sot në kryeqytet, teksa janë solidarizuar pedagogë, mjekë dhe sindikata e biznesit të vogël.
Pedagogët pritet të mblidhen në orën 10:00 pranë Universitetit Politeknik. Në orën 12:00, Partia Demokratike u ka bërë thirrje aktivistëve dhe forumeve të saj të mbështesin protestën e studentëve, ndërsa në orën 14:00 është njoftuar bashkimi i grupeve të studentëve në protestën përpara Kryeministrisë.
Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm në Shqipëri u bën thirrje të gjitha bizneseve të vogla dhe të mesme të vazhdojnë solidarizimin me protestat që zhvillohen sepse është në të mirën e tyre.