Prerje e pishave te FSHNSHH, Korçë/ Projekti për “Liceun Franko-Shqiptar të Shkencave dhe Inovacionit” jo transparent
Pishat shumëvjeçare pranë Fakultetit të Shkencave Humane në Korçë po priten për t’i hapur rrugë projektit të Liceut Francez.
Denoncimin e ka bërë Leonard Olli, drejtues i Fondacionit “Ndihmojmë Korçarët”, i cili kërkon transparencë për projektin dhe arsyet e ndërhyrjes.
Sipas tij, punonjësit që presin pemët i kanë thënë se kishin marrë urdhër nga Bashkia e Korçës, ndersa në zonë mungojnë tabelat informuese për punimet dhe se çfarë parashikon projekti.
Nga ana tjeter, kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, është distancuar nga përgjegjësia për prerjen e pemëve, duke deklaruar se bëhet fjalë për një projekt të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, qe shpalli në prill tenderin për “Liceun Franko-Shqiptar të Shkencave dhe Inovacionit në Korçë”, me fond limit rreth 633 milionë lekë. Kontrata, me vlerë 435 milionë lekë, u lidh në korrik me bashkimin e kompanive “NDERTIMI” sh.p.k. dhe “NDREGJONI”.