Al Jazeera jehonë protestës studentore para ministrisë së Arsimit: Të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe arsim më të mirë!
Al Jazeera ka raportuar për protestën studentore, e cila është shoqëruar më tensione dhe përplasje të shumta, teksa shkruan se të rinjtë shqiptarë janë ngritur në revoltë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një arsim më të mirë.
Në artikull theksohet se studentët qëlluan me blloqe betoni drejt ndërtesës së ministrisë së Arsimit, ndërsa forcat e policisë i shënjestruan ata me gaz lotsjellës dhe me ujë.
Po ashtu, media përmend se disa studentë janë arrestuar, ndërsa konfrontimi mes palëve eshte përhapur edhe përtej ministrisë.