Krahasimi i çmimeve të produkteve/ Lançohet nisma “KURSE” në “Pasqyrë Albania”
Në web-in “Pasqyrë Albania”, qeveria ka lançuar edhe nismën “KURSE”, një iniciativë e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me supermarketet dhe furnitorët, që synon uljen e çmimeve të produkteve të konsumit të përditshëm.
Përmes reduktimit të marzheve tregtare, përfitimi kalon drejtpërdrejt te konsumatorët, ndërsa çmimet e reduktuara do të jenë në fuqi deri më 12 janar 2027..
Nisma synon t’u japë qytetarëve mundësinë të krahasojnë çmimet e mëparshme me ato të reja dhe të informohen për kursimin që përfitojnë për çdo produkt. Por për ekspertët forma më e mirë do të ishte pasqyrimi i vlerave që në prodhim duke analizuar dhe kostot.
Në platformë janë pasqyruar çmimet e 238 produkteve në pesë rrjete supermarketesh për një total prej 155 dyqanesh, nga të cilat 109 ndodhen në Tiranë.
Por Shqipëria nuk është vetëm Tirana dhe çmimet nuk ulen me urdhër, me lista publike apo me portale që krahasojnë etiketat. Ulen kur ekonomia prodhon më shumë, kur taksat mbi produktet bazë rishikohen dhe kur institucionet godasin abuzimi.