Problematikat e kullimit/ Fusha e Maliqit do të ribonifikohet
Mbi 600 hektarë tokë bujqësore në fushën e Maliqit u përmbytën nga reshjet e dendura të dimrit të kaluar, ndërsa fermerët vijojnë të përballen me problematikat e kullimit. Zgjidhja shihet te ribonifikimi i fushës.
Sipas Drejtorit te Bujqësisë në Bashkinë Maliq, Aurel Zenunllari, Ministria e Bujqësisë ka siguruar financimin për këtë investim. Eksperti i bujqësisë, Ylver Bylykbashi, vlerëson se për zgjidhjen e problemit nevojitet një ndërhyrje e plotë në sistemin e kullimit.
Fusha e Maliqit shtrihet në rreth 13 mijë hektarë, nga të cilat 6 mijë hektarë janë zonë torfike. Rreth 500 hektarë nga sipërfaqja e përmbytur gjatë dimrit të kaluar ndodheshin pikërisht në këtë zonë.