Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se Turqia po përjeton një transformim të madh në industrinë e mbrojtjes, duke shënuar përparime të rëndësishme në këtë sektor.
Gjatë festivalit teknologjik “TEKNOFEST Juglindje” në Sanliurfa, Erdogan theksoi se Ankaraja do të vijojë investimet dhe zhvillimin e platformave të avancuara, ndërsa do të mbështesë edhe vendet mike në përmbushjen e nevojave të tyre të mbrojtjes.
Ai u shpreh i bindur se Turqia do të arrijë rezultate edhe më të mëdha dhe do të forcojë më tej pozicionin e saj në industrinë e mbrojtjes.