Prej nëntorit 2026/ BE vendos tarifën 2 euro për importet nga Kina
Bashkimi Evropian filloi aplikimin një tarifë prej 2 euro për të gjitha pakot që hyjnë në tregun e BE-së.
Kujtojmë se një taksë prej 3 € ka hyrë tashmë në fuqi në korrik për pakot e vogla me vlerë më pak se 150 €. Megjithatë, kjo tarifë është e përkohshme dhe do të mbetet në fuqi deri në vitin 2028, kur të bëhet funksional një sistem i ri doganor i bazuar në teknologjinë e informacionit.
Masat e reja u konsideruan të nevojshme pasi BE-ja përballet me një rritje dramatike të importeve me kosto të ulët nga platformat kineze, si Temu, Shein dhe AliExpress.
Tarifa e re prej 2 €, e cila hyri në fuqi më 1 nëntor, do të zbatohet për të gjitha pakot, pavarësisht vlerës së tyre. Ajo shtohet mbi taksën ekzistuese prej 3 €.