Korçarët pazare në Kostur/ Kursejnë deri në 20%
Për shumë nga banorët e qarkut të Korçës, udhëtimi drejt Kosturit nxitet nga cmimet më të lira të ushqimeve dhe karburantit. Llogaria del fitimprurëse pasi ata arrijnë të kursejnë thuajse 20%.
Por ajo që e bën këtë fenomen edhe më të gjerë janë agjencitë e udhëtimit, të cilat organizojnë linja të posaçme, duke u lënë kohën e duhur udhëtarëve për të mbushur bagazhet në supermarketet greke.
Shporta ushqimore prej 12 artikujsh bazë, në supermarketet greke kushton 1,567 lekë kundrejt 1,714 lekëve që kushton në Shqipëri, pra 8.5% më e lirë. Diferencat më të mëdha ndihen tek gjalpi, pula e freskët, vaji dhe frutat.
Më tej krahasimi i drejtpërdrejtë i të njëjtës markë karburanti tregon se nafta standarde në Shqipëri tregtohet 213 lekë litri, ndërsa në Kostur kushton 2,059 euro (186.8 lekë), pra 12.3% më e lirë.