Korçë, pas tubimit/ Arrestohen 2 persona, procedohen 23 të tjerë
Dy persona janë arrestuar në flagrancë dhe 23 të tjerë janë proceduar penalisht, 15 prej tyre të mitur, pas protestes dje në Korçë.
Sipas Policisë, gjatë tubimit, dhjetëra pjesëmarrës, disa prej tyre të maskuar, kanë hedhur gurë, pllaka guri dhe sende të forta metalike në drejtim të institucioneve shtetërore dhe pronave publike si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Si pasojë e incidenteve, janë dëmtuar godinat e Bashkisë Korçë, Drejtorisë Arsimore, Universitetit “Fan S. Noli” dhe gjimnazit “Raqi Qirinxhi”. Dëmtime janë shkaktuar edhe në kangjellat e trotuareve, tabelat e reklamave dhe sinjalistikën rrugore.