Premtohet rritje pensionesh, por jo për të gjithë
Qeveria premton rritje të pensioneve dhe dyfishim të shtesave në vitet në vijim, por përfitimi nuk do të jetë i njëjtë për të gjithë.
Të moshuarit që marrin pension pleqërie, nënat me shumë fëmijë apo ata që e përfitojnë për shkak të pensionit prej janarit do të marrin nga 1 mijë e 800 lekë shtesë çdo muaj. Por kushti është që pensioni i tyre mos jetë më i lartë se 40 mijë lekë në muaj.
Rritje me 800 lekë në muaj përfitojnë të moshuarit që marrin pensin pleqërie të pjesshëm apo ata që përfitojnë strehim social nën 22 mijë lekë në muaj. Kush merr më shumë se 22 mijë lekë në muaj përjashtohet nga rritja.
Rritje me 1 mijë lekë në muaj do të përfitojnë pensionistët në fshatra, ish-koperativistët të cilët marrin më pak se 18 mijë lekë në muaj. ata që marrin mbi këtë shumë janë të përjashtuar nga rritja mujore.
Të përjashtuar nga rritja janë edhe përfituesit e pensionit familjar që marrin mbi 18 mijë lekë në muaj. Ata që marrin më pak se kjo shumë do të përfitojnë 700 lekë në muaj.
E njëjta vlen edhe për përfituesit e pensionit të invaliditetit që marrin mbi 30 mijë lekë në muaj. Kush merr më pak se kjo shumë përfiton 600 lekë në muaj rritje.