Protestat studentore zgjerohen më tej/ Pas pedagogëve, të premten bashkohen mjekët
Protestuesit kanë njoftuar sot protestën e radhës para Parlamentit, në vijim të tubimeve kundër qeverisë së Edi Ramës.
Pedagogët kanë deklaruar se nuk mund të zhvillojnë bisedime me kreun e qeverisë nëse studentët nuk janë të gatshëm të ulen në dialog.
Ndërkohë, protesta pritet të zgjerohet edhe më tej. Për të premten, mjekët kanë njoftuar se do t’i bashkohen tubimit të studentëve, duke shtuar kështu pjesëmarrjen në protestat që po zhvillohen në Tiranë.