Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie kujdestare/ Kërkesat e pedagogëve
Një grup prej 141 pedagogësh kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kujdestare, duke dënuar përdorimin e forcës nga policia ndaj studentëve gjatë protestave antiqeveritare që kanë përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera të Shqipërisë.
Në një deklaratë të përbashkët, pedagogët shprehën shqetësimin për atë që e cilësuan dhunë të pajustifikuar ndaj studentëve dhe shkelje të të drejtave të njeriut gjatë protestave.
Sipas pedagogëve, një qeveri e tillë duhet të garantojë stabilitetin institucional, qetësimin e tensioneve dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve.