Pronësia mbi tokën bujqësore mbetet problem, Kadastra synon 1 mijë vendime në 2026
1000 vendime pronësie për tokën bujqësore synohen të shpërndahen për vitin 2026 nga ASHK.
Drejtoresha e Kadastrës, Lorena Goxhobelli thotë se vetëm gjatë vitit 2025 janë dhënë rreth 210 vendime që përfshijnë 107 hektarë tokë bujqësore.
Por përpara se toka të marrë titull pronësie, një nga kushtet kryesore është regjistrimi fillestar. Sipas Kadastrës në qershor 2026 ky proces arriti në 95.3% të territorit të vendit duke hapur rrugën për trajtimin e mëtejshëm të pronësisë.
Pavarësisht përshpejtimit të procesit toka bujqësore vijojnë të mbetet një nga problematikat e pazgjidhura të pronësisë. Kadastra synon që deri në fund të vitit të ketë përfunduar 1 mijë procedura duke i dhënë titull pronësie një pjese të tokës që prej vitesh përdoret nga familjet, por ende nuk figuron ligjërisht në emër të tyre.