Orari dimëror/ Qafë Bota funksionon midis orarit 7:00-21:00
Pas rikthimit të orarit dimëror nga pala greke, shërbimi në pikën kufitare të Qafë Botës, që ka nisur që prej ditës së hënë, do të funksionojë nga ora 07:00 deri në 21:00 me orën e Shqipërisë dhe nga ora 08:00 deri në 22:00 me orën greke.
Dogana greke e Mavromatit rikthehet kështu në një orar më të kufizuar shërbimi, pas zgjatjes së tij gjatë sezonit veror.