9 maj 2027 data e zhvillimit të zgjedhjeve vendore
Presidenti i Republikës ka dekretuar datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet vendore duhet të mbahen gjatë periudhës zgjedhore të pranverës, e cila përfshin katër të diela nga data 15 prill deri më 15 maj.
Kreu i Shtetit u bëri thirrje subjekteve politike që të marrin pjesë në garë me alternativa, platforma dhe kandidatë që përmbushin standardet e një procesi demokratik.