Sulm kibernetik gjigandit të kriptomonedhave Binance
6.3 miliardë dollarë i janë grabitur gjigandit të kriptomonedhave Binance pas një sulmi kibernetik.
Kompania dyshon se në goditjen ndaj saj janë përfshirë hakerë të sponsorizuar nga shteti i Koresë së Veriut, ndërsa rreth 3 miliardë dollarë janë ngrirë.
Binance bëri të ditur se po bashkëpunon ngushtë me autoritetet ligjzbatuese për të identifikuar përgjegjësit dhe për t’i vënë ata përpara drejtësisë.
Lajmi për grabitjen shkaktoi reagim të menjëhershëm në tregjet e kriptomonedhave, ku çmimi i Bitcoin, monedhës dixhitale më të përdorur në botë, ra me rreth 5 për qind, duke zbritur nën nivelin e 77 mijë dollarëve.