Gjobë sa 10% e faturës kush bën pagesa në cash mbi tavanet e përcaktuara
Qeveria do të rrisë edhe më shumë kushtëzimet për përdorimin e parasë cash për pagesa. Në ndryshimet që do ti bëhen projektligjit ‘Për Procedurat Tatimore’, është vendosur gjobë sa 10% e faturës nëse pagesa me para në dorë është më e lartë sesa tavani që ka caktuar qeveria.
Prej këtij viti qytetarët nuk mund të bëjnë transaksione me vlerë më të lartë se 500 mijë lekë, apo bizneset jo më të lartë se 100 mijë lekë.
Rritja e cash-it vjen si rezultat i disa faktorëve, nga zgjerimi i aktivitetit ekonomik, rritja e konsumit, sezoni turistik që shton fluksin e parave, por edhe prej informalitetit apo pastrimit të parave.