Pas 14 vitesh në pushtet Vuçiç humbet zgjedhjet/ Triumfon Lista Studentore
Aleksandar Vuçiç, ka pranuar humbjen e listës së tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke deklaruar se lista e mbështetur nga studentët pritet të sigurojë nga 135 deri në 140 mandate në Kuvendin e Serbisë.
Sipas vlerësimeve të paraqitura prej tij, lista e mbështetur nga studentët ka marrë rreth 2.2 milionë vota, ndërsa lista e tij rreth 1.72 milionë. Ai shtoi se në Kuvend mund të përfaqësohen edhe partitë e pakicave, përfshirë hungarezët e Vojvodinës me tre mandate dhe shqiptarët me një mandat. Për përfaqësimin e SDA-së, Vuçiç tha se nuk ishte plotësisht i sigurt.
Nderkohe fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi është pritur me festime në qendër të Beogradit, ku qindra qytetarë janë mbledhur në rrugë, kanë ndezur flakadanë dhe kanë brohoritur, ndërsa në sfond dëgjoheshin boritë e automjeteve.